Çitaku: SHBA nuk do ta lëvizë ambasadën e tyre nga Jerusalemi, këtë s’duhet ta bëjë as Kosova

Çitaku: SHBA nuk do ta lëvizë ambasadën e tyre nga Jerusalemi, këtë s’duhet ta bëjë as Kosova

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje për zhvendosjen e ambasadës nga Jerusalemi, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se SHBA-ja nuk do ta lëvizë ambasadën e tyre nga Jerusalemi dhe se këtë, sipas saj nuk duhet ta bëjë as Kosova.

Çitaku është shprehur se Kosova nuk duhet të jetë në listën e shteteve që nuk u përmbahen zotimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare

“Marrëveshja përmes së cilës është arritur kjo njohje, është mbështetur fuqimisht edhe nga Administrata e Presidentit Biden. Kushdo që thotë ndryshe, gabon keq. Në fakt, formalizmi i marrëveshjes së njohjes mes Kosovës dhe Izraelit ka ndodhur me 1 shkurt 2021, me facilitimin dhe mbështetjen publike të Administratës së Presidentit Biden.

Vet Sekretari Amerikan i Shtetit, Z.Blinken, ka deklaruar publikisht që SHBA-të nuk do ta lëvizin Ambasadën e tyre nga Jerusalemi. Për më tepër, Kosova nuk ka zhvendosur Ambasadë nga Tel Aviv. Kosova po hapë për herë të parë Ambasadë në Izrael”, ka shkruar ndër të tjera ajo./Insajderi.com