Çitaku: Sulmet e sponzorizuara nga Hamasi e Hezbollahu duhet të dënohen nga Kosova

Çitaku: Sulmet e sponzorizuara nga Hamasi e Hezbollahu duhet të dënohen nga Kosova

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, deklaroi të premten se Kosova duhet të dënojë sulmet e sponzorizuara nga organizatat terroriste Hamas dhe Hezbollah.

Sipas saj, Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste.

“Thënë të drejtën, ua kam lakmi atyre të cilët me kompetencë deklarohen për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës. Kam vizituar disa herë zyrtarisht Tel Avivin, Jerusalemin, Ramallahun etj. Jam takuar zyrtarisht shumë herë me përfaqësues të lartë të Izraelit, si dhe me përfaqësues Palestinez (përfshirë Arafatin). Konfliktin në Lindje të Mesme, e veçanërisht atë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, nuk e përcjelli në Facebook & Tëitter. E përcjelli pak më thellë. Nuk jam tifoze. Megjithatë, nuk i jap vetes të drejtë të deklarohem me kompetencë për këtë çështje!”, ka shkruar ajo në Facebook.

As qeveria e as partitë opozitare në vend nuk i kanë dënuar sulmet ajrore të Hamasit në drejtim të shtetit të Izraelit./Insajderi.com