Çitaku: Valdete faleminderit për shërbimin dhe na fal

Çitaku: Valdete faleminderit për shërbimin dhe na fal

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka komentuar shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani, shkruan Insajderi.

Çitaku në Facebook ka thënë se , Daka u bë subjekt i një fushate të ultë e denigruese tash e ca muaj, teksa thekson se kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për Institucionet tona.

“Askush nuk është i përjetshëm e as i pazëvendësueshëm. Por, të jemi të qartë, kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për Institucionet tona. Jo për Valdeten.Valdete faleminderit për shërbimin, dhe na fal”, ka shkruar ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkarkuar Kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka./Insajderi.com