Çitaku: Vezët me të cilat më gjuajti aktivistja përmbanin mesazhe seksite

Çitaku: Vezët me të cilat më gjuajti aktivistja përmbanin mesazhe seksite

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku është deklaruar edhe njëherë për sulmin ndaj saj.

Përmes një postimi tjetër në Facebook, Çitaku ka shkruar se duhet ta sqaroj edhe njëherë statusin të cilin ajo e kishte shkruar pas incidentit.

Ajo është shprehur se nuk ka dashur ta publikoj incidentin por që u detyrua pasi që aktivistja që e sulmoj atë kishte publikuar një deklaratë në një portal.

“Më duhet ta sqaroj, as që e kam pasë ndërmend ta publikoj incidentin. U detyrova të reagoj dje pasi që Blerta, zonja qe shkaktoi incidentin e vogël, e kishte publikuar dhe kishte dhënë deklaratë në një portal”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se policia kishte ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes mirëpo që ajo nuk ka dashur që të ngris padi ndaj aktivistes.

“Policia e Denverit erdhi menjëherë. Sulmi ndaj një Ambasadori të akredituar, sado i vogël qoftë, në SHBA është çështje shumë serioze. Nuk pranova të hap rast dhe të ngris padi ndaj Blertës, dhe e luta edhe Universitetin e Denverit mos të bëjë dicka të tillë. Blerta ishte edhe shtetase amerikane, dhe unë asesi nuk do të dëshiroja që ajo të ketë pasoja për shkak të veprimit të djeshëm. Ata që janë shtetas amerikan e dinë mirë se cka do të thot të kesh në historik një gjë të tillë”, ka shkruar ajo.

Po ashtu Çitaku ka treguar se në vezët të cilat janë gjuajtur drejt saj kanë pas mesazhe seksite të cilat nuk dëshiron ti bëjë publike.

“Fare në fund, në vezët e ziera që u hodhën drejt meje zonja Blerta kishte shkruar disa mesazhe seksiste ( për shkak se ishin shumë eksplicite nuk po i publikoj ). Ato fjalë më lënduan më së shumti”, ka thënë Çitaku. /Insajderi.com