Çka çoi deri te përleshja e policisë me dy persona në Ferizaj? – Policia jep detaje (VIDEO)

Çka çoi deri te përleshja e policisë me dy persona në Ferizaj? – Policia jep detaje (VIDEO)

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka dhënë detaje për përleshjen mes dy policëve dhe dy qytetarëve në Ferizaj.

Gashi ka thënë për Gazetën Online Insajderi se “policia ka qenë në kryerje të detyrës dhe sipas udhëzimeve shtetërore i ka ndaluar dy qytetarë që nuk i kane respektuar masat anti-Covid”.

“Në momentin kur personave në fjalë u është kërkuar letërnjoftimi, qytetarët kanë refuzuar dhe kane filluar sulmin ndaj policëve në detyrë”.

“Rrëth orës 21:00, e premte, gjatë kryerjes se detyrës sipas udhëzimeve shtetërore, dy policë i kane ndaluar dy qytetarë që nuk i kanë respektuar masat anti-covid, dhe në momentin që u është kërkuar letërnjoftimi, personat në fjalë ka filluar sulmin ndaj dy policëve”.

Më pas Gashi ka shtuar se “policia e ka marrë nën kontroll situatën, ndërsa personat në fjalë janë dërguar në polici, janë intervistuar dhe po qëndrojnë në mbajtje deri në një vendim të ardhshëm”.

“Sa i përket dy policëve, ata kanë marre tretmanin e nevojshëm mjekësor meqë gjatë përleshjes kanë marre dhe lëndime trupore”, ka thënë në fund Gashi.

“Me këtë rast policia e ka marrë nën kontroll situatën dhe personat janë intervistuar dhe janë në mbajtje me akuzën për kryerjen e veprës penale, deri në një vendim të ardhshëm.

Dy policët të përfshirë në aksion, kane marre tretman mjekësor meqë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes”./Insajderi.com

PËRLESHJE NË MES TË POLICISË E DISA QYTETARËVE NË FERIZAJ – PËRDOREN EDHE SHKOPINJ GOME (VIDEO)