Çka do të ndodhë nëse në Kosovë vjen Coronavirusi? – Flasin nga MSH

Çka do të ndodhë nëse në Kosovë vjen Coronavirusi? – Flasin nga MSH

Virusi i njohur me emrin ‘Coronavirus’, tashmë ka prekur edhe shtetin e Italisë, ku ka shënuar viktima e dhjetëra të prekur. Ndërsa dyshohet se i është afruar edhe Shqipërisë.

Dje në Kosovë, është paraqitur rasti i tretë ku dyshohej për një person që është e prekur nga virus. Rezultatet e menjëhershme të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik(IKSHP), thanë se analizat dolën negative dhe pacienti në fjalë, ishte me grip sezonal.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2”, kanë thënë nga IS

Ministria e Shëndetësisë, IKSHP,SHSKUK, FSK, Policia e Kosovës e qendra të ndryshme mjekësore, thonë se janë mobilizuar në rast intervenimi kundër këtij virusi, shkruan Gazeta Online Insajderi.

Në përgjigjet e Ministrisë së Shëndetësisë për Gazetën Insajderit, thuhet se tashmë janë marrë të gjitha masat dhe trajtimi i coronavirusit, do të trajtohet me Klinikën Infektive, në repartin e veçantë për këto raste.

“Rasti do të trajtohet në Kliniken Infektive, në repartin e veçantë për keto raste, sipas protokolleve të trajtimit të cilat i ka rekomanduar Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse (ECDC). Sigurisht, në aspektin epidemiologjik do të hulumtohet edhe për rastet që kanë mundur të jenë në kontakt me të për të parë nëse ka të tjerë të infektuar”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu, ata kanë shtuar se për Coronavirusin, nuk ka trajtim specific dhe asnjë terapi që përdoret, nuk është zëvendësuese për vaksisën që nuk është zhvilluar ende.

“Asnjë ilaç nuk është aprovuar për ndonjë sëmundje koronavirus, përfshirë edhe koronavirusin. Pra, trajtimi kryesor është kujdesi shëndetësor mbështetës, duke siguruar oksigjenin e mjaftueshëm për pacientin dhe trajtimin e shumë simptomave dhe komplikimeve në varësi të gjendjes klinike”, thonë tutje nga MSH-ja.

Pajisjet kryesore që QKUK respektivisht Klinika Infektive, që kanë të të bëjnë për mbrojtje të personelit sipas MSH-së, janë: mantele, dorëza, maska, oksigjenuesit për pacientet, terapia mbështetëse e deri te dezinfektuesit e ndryshëm,/Insajderi.com/