Çka është rrjeti i ri 5G?

Çka është rrjeti i ri 5G?

5G është rrjeti i gjeneratës së re të telefonave mobilë dhe premton shpejtësi më të madhe, kohë të përgjigjes më të shpejtë dhe më i besueshëm se teknologjia 4G.

Shpejtësia e një shkarkimi do jetë 5 deri në 10 herë më e shpejtë se tani. Kjo do thotë se një film do të shkarkohet brenda disa sekondave dhe jo në disa minuta. Përgjatë viteve në vijim do të bëhet edhe më i shpejt teksa teknologjia përparon.

Ndoshta gjëja më e rëdnësishme që 5G do të bëjë për përdoruesit është kapaciteti më i madh, që do të thotë se më shumë përdorues do të lidhen në të njejtën kohë.

Kjo do u nevojitet shumë personave që dëshirojnë shpejtësi të madhe dhe që jetojnë në zona me popullësi të dendur. 4G shpesh ka pasur probleme si për shembull kur keni pasur sinjal të plotë në telefonë por rrjeti po punonte jashtëzakonisht ngadalë.

Nuk pritet që të kushtojë shumë më shtrenjtë. Në Britani parashikohet që të kushtojë vetëm 5 funta më shumë se rrjeti 4G.

Për të e përdorur rrjetin 5G ju duhet një telefon i menqur me një modem 5G. Samsung Galaxy S10, OnePlus 7 Pro janë disa nga këto, si dhe Iphone X poashtu.