Restoranti “Çka ka qëllu” është vendi i cili e sjell traditën shqiptare në mes të Bronx të New York-ut, shkruan Insajderi.
Pronari i këtij restoranti, Ramiz Kukaj, ka sjell shumë elemente tradicionale nga Kosova duke filluar nga rrota e tjerrëse, makina shkrimi në koleksionin e veglave antike, instrumenteve me tela, kunjat, mullinj me dorë, pjata metalike me çekiç e deri te kostumet e qëndisura në dorë, për të krijuar një ambient nostalgjik të traditës shqiptare.
Restoranti gjendet në lagjen Arthur Avenue dhe ka sjellë një frymë të re të ushqimit mes bizneseve të shumta italiane në këtë lagje.
Menyja e ushqimeve është e larmishme e bazuar më shumë në një traditë të kuzhinës greke dhe turke, duke filluar nga byrekët, pitet, flija e deri tek taratori.
Mishi i viçit është përbërësi kryesor në qofte të restorantit, të përzier me qepë dhe piper të kuq dhe në qebapë e saj, salsiçe butë lëkurë gatuar në skarë.
Ashtu si gjellët e ndryshme, restorantit nuk i mungojnë as ëmbëlsirat tradicionale si bakllava me sherbet, sheqerpare të shërbyera me kafe turke./Insajderi.com