“Çka ki te Lumezi fol me mu” – Publikohen përgjimet e gjykatësit të krimeve të rënda në Gjykatën e Apelit

“Çka ki te Lumezi fol me mu” – Publikohen përgjimet e gjykatësit të krimeve të rënda në Gjykatën e Apelit

Dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe afera korruptive në Prokurorinë e Shtetit janë bërë publike edhe mëngjesin e së mërkurës përmes përgjimeve.

Media online “Shqip.com” bëri publike disa përgjime në të cilat i involvuar është gjykatësi i krimeve të rënda në Gjykatën e Apelit, Driton Muharremi, i cili thotë se kryen funksionin e ndërmjetësit për te kryeprokurori, Aleksandër Lumezi.

Muharremi, që është edhe anëtar në Këshillin Gjyqësor, mund të ketë kryer një vepër penale që sipas Kodit Penal të Kosovës dënohet me burgim deri në tetë vjet, nëse merret vesh se ai ka ushtruar ndikimin e tij në një rast të konfiskimit dhe lirimit të një veture.

Në disa biseda telefonike të siguruara ky medium, Muharremi del të jetë i lidhur me ish-Drejtorin e Inteligjencës Financiare të Kosovës, Dardan Nuhiu, i cili u shkarkua gjatë së martës, dhe përmes tij me një person që kërkon t’i lirohet një veturë pasi që i ishte konfiskuar, e që sipas tij, lirimin po e bllokonte krye-prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Po mire de, po tash me telefon ai s’fol. Unë me shku (s’mundem) kështu për shkak të COVID jonë mshel edhe gjyqet edhe krejt, unë as në punë s’jom t’u shku, ai (Lumezi) me smuja të veta me shku me u afru me ua ngjitë najsen, nuk është sen që bohet”, dëgjohet duke thënë Muharremi.

Përgjimin e publikuar në media mund ta dëgjoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: