Çka kishte thënë Kadri Veseli për VV-në në Gjykatë?

Çka kishte thënë Kadri Veseli për VV-në në Gjykatë?

Dy figurat qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kanë ngritur sot padi nga presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, për “deklarimet e rrejshme të tyre” ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në fund të vitit të kaluar.

Më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Kadri Veseli, në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u shpreh se “Syri i Popullit është krah i armatosur i VV-së.”

Veseli e kishte quajtur këtë organizatë si “plehu i kombit” ndërsa e kishte lidhur atë edhe me Vetëvendosjen.

“Murati s’din me shkrujt, krejt ja ka shkrujt Sadri (Ramabaja). Sadrinë asnjëhere se kam pa, shkrimet i ka shkrujt ai”, tha Veseli.

Ndërkaq, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me Glauk Konjufcën kanë ngritur kallëzim penal ndaj presidentit, Hashim Thaçi e kryeparlamentarit, Kadri Veseli, lidhur me deklarimet e tyre në Gjykatë para katër muajsh.

Kurti ka thënë se Thaçi e Veseli kanë bërë deklarime të rrejshme kundrejt tyre, lidhur me dyshimet e ngritura për lidhjet e anëtarëve të VV-së me “Syrin e Popullit”.