Politikani serb i vrarë Oliver Ivanoviq e quajti Milan Radoiçiqin – një mbledhës të borxheve dhe pronar kamioni, i afërt me partinë në pushtet në Serbi – si një figurë kyçe në sistemin e frikësimit të pushtetit në Kosovën e veriut.
Në intervistën e tij të fundit për BIRN në tetor, Oliver Ivanoviq, politikani serb i Kosovës i vrarë në janar, e quajti Milan Radoiçiqin një figurë kryesore dhe të fuqishme në veriun e Kosovës të drejtuar nga serbët.
Ai kërkoi nga BIRN që ta mbante atë pjesë të intervistës jashtë procesverbalit, sepse kishte frikë nga hakmarrja e mundshme.
Në intervistën një-në-një, në audion dhe shënimet e regjistruara, Ivanoviq pohoi se pushtetin në Kosovën e veriut nuk e mbajnë institucionet e zgjedhura por “qendrat joformale të pushtetit” – dhe e quajti Radoiçiqin të lidhur me këtë sistem joformal të pushtetit.
“Qendra e pushtetit nuk është në ndërtesën e Komunës – sepse ndërtesa e Komunës i takon kësaj qendre tjetër joformale të pushtetit”, tha Ivanoviq.
Më pas ai shtoi: “Presidenti [serb] Aleksandar Vuçiq përmendi Milan Radoiçiqin, i cili me të vërtetë më shqetëson; më shqetëson shumë se ai e merr atë si shembull të një personi që lufton për mbrojtjen e serbëve në Kosovë “.
Ivanoviq iu referua fjalëve të Vuçiqit në një konferencë shtypi të mbajtur në shtator kur e quajti Radoiçiqin si një nga pesë burrat që ai falënderoi për “mbrojtjen e Serbisë në Kosovë”.
Pavarësisht që i kërkoi BIRN’it të mos publikonte fjalët e tij rreth qendrave joformale të pushtetit, Ivanoviq i tha gazetarit të BIRN të mbante mend emrin e Radoiçiqit.
“Jo, jo, jo, lëre aty, mbani mend atë, do ta keni atë emër atje,” tha Ivanoviq kur gazetari filloi të fshijë emrin e Radoiçiq nga shënimet.
Radoiçiq, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes në muajt e fundit, ka lidhje të ngushta me elitat politike në Kosovë dhe Serbi, duke përfshirë Vuçiqin dhe Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai është përballur me akuza ligjore në Serbi disa herë dhe është një bashkëpunëtor i ngushtë i biznesmenit kontravers serb të Kosovës, Zvonko Veselinoviq.
Ivanoviq u qëllua për vdekje në Mitrovicë më 16 janar jashtë zyrave të partisë së tij të ‘Liria, Demokracia Drejtësia, e cila ishte në kundërshtim me Partinë Serbe ‘ Lista Srpska ‘, të mbështetur nga Beogradi.
Ivanoviq kishte thënë disa herë para se ai të vritet se ai dhe familja e tij kishin marrë kërcënime, dhe kishin kërkuar ndihmë nga Kosova, Serbia dhe të tjerët, por pa asnjë përgjigje.