Simbolika e 12 qershorit

Çlirimi i Kosovës

Gjithë sakrifica e një populli i cili jetoi në robëri për gati një shekull u kurorëzua pikërisht me datën 12 qershor të vitit 1999.

Çlirimi i Kosovës

Koment

Në mesin e shumë ngjarjeve historike të popullit shqiptar, të cilat bartin më vete simbolika të mëdha, është dhe dita e 12 qershorit 1999.

Gjithë sakrifica e një populli i cili jetoi në robëri për gati një shekull u kurorëzua pikërisht me datën 12 qershor të vitit 1999.

Kështu një ngjarje e tillë merr peshën dhe përmasat e veta historike. Kjo datë simbolizon fundin e një procesit robërie; simbolizon përmbushjen e një amaneti të bartur në dekada gjeneratë pas gjenerate; simbolizon nisjen e një rrugëtimi të ri me perspektiva të reja; simbolizon ndarjen e dy epokave, fundin e një padrejtësie historike dhe triumfin e një kërkese të drejtë.

Çlirimi i Kosovës me 12 qershor të vitit 1912, me kontributin e UÇK-së dhe trupave të NATO-së, ishte edhe një tregues se vullneti i popujve për liri tejkalon çdo barrierë robërie pavarësisht se e fortë është ajo. Popujt e urrejnë tiraninë, këtë e dëshmoi lufta dhe sakrifica e shqiptarëve në fund të shekullit XX. Bota e qytetëruar nuk e lejon racizmin dhe ksenofobinë, këtë e dëshmoi intervenimi i NATO-së.

Data 12 qershor, përpos se është kurorëzim i suksesshëm i një përpjekje për liri, ajo tregon sesa e drejtë dhe në harmoni ishte lufta e shqiptarëve në raport me parimet themelore të të drejtave dhe lirive të njeriut. Pra kjo ditë simbolizon së bashku edhe çlirimin edhe integrimin. /Insajderi.com