CNN citon Nënën Terezë: “Jam shqiptare nga gjaku por indiane nga shtetësia”

Televizoni amerikan CNN është duke i kushtuar vëmendje shenjtërimit të Nënë Terezës duke transmetuar storie të ndryshme rreth punës së saj për të ndihmuar të varfërit në Kalkuta të Indisë.

CNN citon Nënën Terezë: “Jam shqiptare nga gjaku por indiane nga shtetësia”

CNN në faqen zyrtare të saj duke njoftuar për shenjtërimin e saj të dielën e ardhshme në Vatikan, ka treguar edhe për biografinë e saj të cilën e ka bërë të ditur vetë Nënë Tereza nëpërmjet një deklarate ku përmend origjinën shqiptare.

cn

 

“Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusi”, citohet të ketë thënë para shumë vitesh Nënë Tereza, njofton Insajderi.

Shenjtërimi i Nënës Terezë do të bëhet të dielen e ardhshme në Vatikan, derisa në ceremonin e shenjtërimit do të marrin pjesë emra të shquar të botës shqiptare, përfshirë këngëtaren Rita Ora apo futbollistin Lorik Cana. /Insajderi.com