Çoban: Ti mos i shikojmë shqiptarët si disa fise të cilët na kanë sulmuar

“Shqiptarët i kanë pesë – gjashtë pop yje globale, me këtë duhet të përballemi, ata janë bërë pjesë e civilizimit perëndimor në mënyra të ndryshme dhe në ta nuk mund të shikojmë si në disa fise të cilët na kanë sulmuar”, ka deklaruar drejtori i Color Press Grupit Robert Çoban.

Çoban: Ti mos i shikojmë shqiptarët si disa fise të cilët na kanë sulmuar

Çoban ka thënë se është i inkurajuar me faktin se në Beograd është mbajtur festivali “Mirëdita, dobar dan” dhe ka shtuar se është sukses që ky festival ka ndodhur në “atmosferën në të cilën jetojmë dhe në ciklin e përsëritjes së lajmeve të njëjta nga Kosova”.

“Është mbajtur dhe për këtë duhet folur. Në ndërkohë kemi pasur edhe deklaratën e kryeministres mbi njerëzit nga mali, ajo ka menduar konkretisht për njerëzit nga UÇK… Ne vërtetë mendojmë për shqiptarët dhe Shqipërinë se ata janë njerëz të rendit të dytë, këtë çdokush nuk do ta thotë publikisht, por mendohet në biseda private.  Po krijohet kompleksi i vlerës më të lartë, ne e kemi këtë raport autoritar për marrje të sërishme e Kosovës, edhe më tutje mendojmë se jemi më të mirë se ata, derisa askush nuk është më i mirë nga askush në Ballkan. Bekim Fehmiu ishte aktori i parë i cili ka aktruar në Holivud. Prandaj festivali “Mirëdita” është i rëndësishëm, këta janë njerëzit me të cilët duhet të jetojmë së bashku, ne me ata do të udhëtojmë dikah, diku do të kemi fqinjë shqiptarë. Ne nuk njihemi mjaftë, po i takojmë këta njerëz gjithkah, në biznes, kulturë, duhet të njoftohemi dhe atëherë temat politike mund të jenë më lehtë të zgjidhshme./Insajderi.com.