Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Collaku, që të premten zyrtarisht dha dorëheqje nga kjo pozitë, është emëruar si Shef i Stafit të presidentit Hashim Thaçi.
Lajmi për pozitën e re të ish-ministrit është dhënë nga vetë presidenti, i cili ka thënë se Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e tij më të afërt në 16 vitet e fundit.
“Z. Çollaku me vete sjellë një bagazh të madh të punës në shërbim të institucioneve shtetërore. Në Presidencë ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si Ministër për Integrim Evropian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com