Virusi që nuk po largohet

Coronavirus: “Me e keqja ende nuk ka ardhur”, paralajmëron shefi i OBSH-së

OBSH-ja ka frikë se virusi nuk e ka treguar fytyrën e vet më të shëmtuar. Rastet ka rrezik që mund të rriten në numra masiv, tash pas rihapjes së ekonomive botërore.

Coronavirus: “Me e keqja ende nuk ka ardhur”, paralajmëron shefi i OBSH-së

Më e keqja e pandemisë COVID-19 “ende nuk ka ardhur”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, derisa numri i rasteve të konfirmuara nëpër botë ende po rritet, shkruan The Independent, njofton Insajderi.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori gjeneral i OBSH-së, tha se disa vende kanë përjetuar një ri-ngritje në raste pasi kanë hapur ekonomitë e tyre, duke shtuar se infektimet “po shpejtohen”.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim më të madhe në mes të liderëve botërorë për të ndihmuar që të parandalohet bartja e sëmundjes tash që vendet janë hapur dhe kanë hapur kufijtë ndërmjet tyre.

“Më e keqja ende nuk ka ardhur. Më vjen keq që duhet ta them këtë, por me këtë lloj ambienti dhe këto kushte, po i frikësohemi më të keqes”, pohoi Adhanom Ghebreyesus.

“Kjo është arsyeja pse duhet të koordinojmë veprimet dhe ta luftojmë këtë virus së bashku”./Insajderi.com