
Bedri Raçi, mësimdhënës në Podujevë u nda nga jeta si pasojë e virusit COVID-19.
798 është numri i vdekjeve si pasojë e Coronavirusit që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka kumtuar lajmin e dhimbshëm.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Bedri Raçi, i cili nuk arriti t’i mbijetojë përballjes me Covid-19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
I përjetshëm kujtimi për Bedriun”, ka shkruar Rudari në Facebook. /Insajderi.com