Coronavirusi mbyll QKMF-në në Kijevë të Malishevës

Coronavirusi mbyll QKMF-në në Kijevë të Malishevës

Qendra e Mjekësisë Familjare në Kijevë të Komunës së Malishevës, është mbyllur sot përkohësisht meqë disa punëtorë shëndetësorë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Kjo është bërë e ditur nga vetë kjo komunë, të cilët përmes një njoftimi për media njoftuar se rezultatet e punëtorëve shëndetësorë janë konfirmuar nga IKSHPK.

Tutje thuhet se punëtorët shëndetësorë tani e disa ditë kanë qenë në vetizolim.

“Mirëpo për shkak të sigurisë është sugjeruar mbyllja e QMF-së, derisa të përfundoj testimi i punëtorëve tjerë shëndetësorë dhe të krijohen kushte për kryerjen e shërbimeve shëndetësore. Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, kërkon nga të gjithë qytetarët e kësaj ane, që për disa ditë, shërbimet shëndetësore ti kryejnë në QKMF në Malishevë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/