Coronavirusi në kabinetin e Agim Veliut

Coronavirusi po përhapet me shpejtësi në Kosovë, tashmë edhe një zyrtarë në kabinetin e Agim Veliut është infektuar.

Coronavirusi në kabinetin e Agim Veliut

Ministria e Punëve të Brendshme e cila drejtohet nga Agim Veliu ka njoftuar se një zyrtar nga kabineti I ministrit ka rezultuar pozitiv me coronavirus

“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e IKSHP-së, duke testuar të gjithë stafin e kabinetit, si dhe të gjithë stafin civil të MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se pas marrjes së rezultateve të këtyre testeve MPB do të veprojë në përputhje me të gjitha udhëzimet e IKSHP-së, që të parandalohet përhapja e virusit edhe tek zyrtarët tjerë të MPB-së.

“Gjithashtu ju njoftojmë se zyrtarët e MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë janë vet izoluar, si dhe dezinfektimi i objektit qendrorë të MPB-së është duke u bërë në baza ditore.Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme u bënë thirrje zyrtarëve të MPB-së, të dikastereve tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat dhe të mbajnë distancën në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik”, thuhet ndër të tjerash. /Insajderi.com/