“Coronavirusi nuk lë pasoja në sistemin respirator”

“Coronavirusi nuk lë pasoja në sistemin respirator”

Coronavirusi nuk lë pasoja në sistemin respirator tek të infektuarit pas shërimit, përveç te një grup i vogël i pacientëve që kanë sëmundje të rëndë në mushkëri, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur pulmologu Besim Morina, i cili tha se te pacientët me pneumoni, pasojat prekin traktin respirator dhe mund të kenë probleme me frymëmarrje ose me simptoma të frymëmarrjes.

Tutje, Morina shtoi se Klinika e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është ballafaquar me sfida të mëdha gjatë pandemisë.

Kjo klinikë, ai tha se mungesë të mjekëve, të stafit të mesëm dhe infermierëve.

“Në Pulmologji sfidat janë të njëjta që nga fillimi i pandemisë. Është volumi i madh i punës që e kemi, fluksi i madh i pacientëve që paraqitet dhe numri i vogël i punëtorëve shëndetësor ose i stafit. Kemi mungesë të mjekëve edhe të stafit të mesëm pra infermierëve.

Në momentin që ne mbulohemi me staf atëherë kemi një lehtësim shumë më të madh në punë. Sfida e dytë normalisht është hapësira domethënë gjithmonë kemi nevojë për shtretër shtesë për pacientë që kanë nevojë të vijnë në Pulmologji”, tha pulmologu Morina për EO./Insajderi.com