Një nga venet me të pa-prekura në valën e parë nga Coronavirusi, tash e ka kapur frika nga shtimi i rasteve javëve të fundit. Prandaj kontinenti/shtet e ka angazhuar ushtrinë.
Ushtria australiane është duke dërguar 1000 ushtarakë në Viktoria me qëllim të kontrollimit të situatës me Coronavirus e cila u ka dalur autoriteteve nga dora, për shkak të rritjes së madhe dhe të shpejtë të rasteve, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Krahasuar me vendet e tjera të botës, rastet në Australi ende janë në një shkallë më të ultë, por autoritete i ka brengosur rritja e shpejtë ditëve të fundit.
Vendimi për të përdorur ushtrinë në kontrollim të situatës erdhi pasi në shtetin e Viktorias u regjistruan 128 raste me COVID-19 në javën e fundit dhe një vdekje të regjistruar.
Nga 1000 ushtarët, është bërë e ditur se 850 do të ndihmojnë dhe asistojnë njerëzit në hotelet e shndërruara në karantinë, ndërsa 150 të tjerë me logjistikë dhe asistencë mjekësore.
Kjo mbështetje gjithashtu do të mundësojë kryerjen edhe të më shumë testimeve./Insajderi.com