Universiteti i Harvardit

COVID-19 goditi Kinën qysh në gusht të 2019-tës

Kina ka reaguar ndaj këtij studimi, duke e quajtur “qesharak” dhe të bazuar në informata “sipërfaqësore”.

COVID-19 goditi Kinën qysh në gusht të 2019-tës

Një rritje e dukshme e trafikut në spitalet në periferi të qytetit kinez të Wuhanit në Gusht të 2019-tës, sugjerojnë që virusi pandemik Covid-19, e kishte goditur zonën shumë më herët se sa që është raportuar, thotë një studim, njofton BBC, transmeton Insajderi.

Studiuesit e Universitetit të Harvardit, deklarojnë se imazhet satelitore të kësaj zone, shfaqin rritje të ndjeshme në trafik, jashtë pesë spitaleve të qytetit kinez qysh nga fundi i Gushti të vitit 2019-të e deri në dhjetor.

Trafiku i dendur siç tregojnë imazhet, koincidon me një rritje të dukshme të kërkimeve të informatave online për simptomat si “kollë” dhe “diarre”.

Kina ka reaguar ndaj këtij studimi, duke e quajtur “qesharak” dhe të bazuar në informata “sipërfaqësore”.

Besohet se virusi COVID-19, ishte shfaqur për herë të parë në Kinë diku në Nëntor të vitit 2019-të. Autoritetet kineze raportuan në Organizatën Botërore të Shëndetit, një grup të rasteve të pneumonisë me një shkak të panjohur qysh me 31 dhjetor të 2019-tës./Insajderi.com