COVID-19 “jeton deri në 28 ditë” thotë studimi i fundit

Studimi gjeti se ne 20 gradë celsius, që është temperatura e dhomës, dhe në errësirë, virusi jeton deri në 28 ditë në materiale si paratë, te letrës të apo plastikës dhe ekran të telefonave.

COVID-19 “jeton deri në 28 ditë” thotë studimi i fundit

Virusi që shkakton COVID-19 mund të jetë infektues në disa sipërfaqe si bankënotat dhe ekranet  e telefonave deri në 28 ditë.

Kjo është zbuluar nga një studim kërkimor që është bërë në laborator thonë shkencëtarët, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Gjetjet, nga Agjencia Nacionale e Shkencës në Australi, tregojnë se virusi SARS-Cov-2, jeton shumë më gjatë se sa ishte menduar më herët.

Gjithsesi, eksperimenti ishte bërë në errësirë, ndërsa drita tashmë është provuar se e vret më shpejt virusin.

Disa ekspertë gjithashtu kanë hedhur dyshime mbi kërcënimin që virusi të merret nga sipërfaqe të tilla në jetën e përditshme, ndryshe nga se ndodhë në laborator.

Coronavirusi zakonisht bartet kur njerëzit kollitën, teshtijnë apo flasin.

Por, gjithashtu ka dëshmi se mund të shpërndahet edhe nga qëndrimi në ajër për një kohë. Është e mundur që dikush ta marr virusin edhe duke prekur në ndonjë sipërfaqe si metali dhe plastika, sipas Qendrës për Sëmundje në SHBA, gjithsesi kjo duket të jetë shumë më e rrallë.

Por, studimi i fundit gjeti se ne 20 gradë celsius, që është temperatura e dhomës, dhe në errësirë, virusi jeton deri në 28 ditë në materiale si paratë, te letrës të apo plastikës dhe ekran të telefonave.

Për krahasim, gripi i zakonshëm jeton deri në 17 ditë në materiale të ngjashme.

Studimi gjithashtu gjeti se në temperatura të nxehta, siç janë temperaturat 40 gradë e sipër, virusi nuk mund të jetojë më gjatë se 24 orë. Sipas të njëjtit studim, në rroba virusi jeton deri në 14 ditë./Insajderi.com