COVID-19, Kënd do ta zgjedhim: Kujdesin apo Izolimin?

Tri javët e fundit kanë qenë dramtike sa i përket pandemisë.

COVID-19, Kënd do ta zgjedhim: Kujdesin apo Izolimin?

Gjashtë vdekjet e sotme si pasojë e coronavirusit nuk kanë ndodhur asnjëherë që nga fillimi i pandemisë. Për këtë sot ka reaguar kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. Kryetari Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe figura tjera politike.

Pas, deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu që kërkoi ligj kundër coronavirusit një gjë të tillë të shtunën e kërkoi edhe, Vjosa Osmani.

“Qeveria duhet mos ta mbajë më peng Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, të cilin e kemi inicuar dhe hartuar në Kuvend qysh në prill, por ta sjellë urgjentisht në mënyrë që të mund ta amandamentojmë dhe pastaj miratojmë. Ky ligj është posaçërisht i nevojshëm për t’i dhënë kompetenca shtesë organeve ligj-zbatuese në mënyrë që të ndërmerren masa strikte për parandalimin e pandemisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në anën tjetër, nësër në ora 13:00 zyra e kryeministrit ka paralajmëruar takim të Avdullah Hotit me përfaqësuesit shëndetësor.

Mbi 100 raste brenda 24 orëve të rezultuar pozitiv me coronavirus dhe gjashtë vdekje brenda ditës kanë bërë që qytetarët të vihen në një pikëyetje; KUJDESIN APO IZOLIMIN?

Izolimi është përmendur si ide nga kryeministri, Avdullah Hoti – ai ka paralajmëruar izolim total nëse nuk respektohen udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shendetit Publik.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po përdorë edhe qasje komunikimi jashtë natyrës së Institutit për të apeluar kujdes maksimal.

Nga ajo qe ka ndodhur në javët e fundit dhe ideja e propozuar për izolim, mbetët të shihet ecuria e pikëpyetjes në mes kujdesit dhe izolimit. /Insajderi.com/