QEVERIA DO TRUSTIN PENSIONAL

COVID-19: Kështu do të shpërndahen paratë e trustit pensional   

COVID-19: Kështu do të shpërndahen paratë e trustit pensional   

Qeveria e re e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, ka sjellë propozimin për tërheqjen e 10% të kursimeve të qytetarëve të Kosovës në Trustin Pensional.

Kontributet e kosovarëve do të shfrytëzohen nga Qeveria e Kosovës, në kuadër të pakos emergjente fiskale për ta tejkaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Mirëpo, sipas Ministres së Financave, Hykmete Bajramit, pakoja e re e Qeverisë do t’i kompenzojë qytetarët nga mjetet e trustit, ndërsa disa kategorive do t’iu lejohet që vet t’i tërheqin paratë nga fondi kontribuues i tyre, njofton Kosovapress, transmeton Insajderi.

“Ne jemi duke punuar për modalitetet, fillimisht kemi kërkuar strukturën e kontribut dhënësve ose kontribut paguesve në Trust dhe do të shohim se cilave kategori do t’iu rimburësohet dhe cilat kategori nuk kanë nevojë për rimburësim”

“Kjo do të jetë një mundësi ku njerëzit në baza vullnetare mund t’i tërheqin këto mjete. Mandej, në bazë të kategorive ne do të shohim se cilat kategori ka nevojë që qeveria t’i kompensojë brenda një periudhe të caktuar kohore dhe cilat nuk ka nevojë fare t’i kompensojmë, por vetëm ju krijohet mundësia që faktikisht këta të tërheqin një shumë të vogël”, ka deklaruar Bajrami për Kosovapress”.

Ky propozim i Qeverisë, ka hasur në kundërshti nga opozita e kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila po e cilëson si “jo profesionale” këtë nismë ligjore.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Financa dhe Transfere nga LVV-ja, Herkuran Murati, ka thënë për KosovaPress se “Fondi i Kursimeve Pensionale nuk është emergjent, është pensional dhe është jo profesionale nga ana e kësaj “qeverie ilegale” që me ndryshime ligjore të ndikojnë në ato institucione që kanë misione të caktuara”. /Insajderi.com