COVID-19: Komuant e Kosovës me kërkesa ndaj Qeverisë

Komunat e Kosovës me kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës në lidhje me situatën rreth pandemisë.

COVID-19: Komuant e Kosovës me kërkesa ndaj Qeverisë

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave për të diskutuar rreth situatës me COVID-19.

Në tri javët e fundit janë rritur dukshëm rastet e të infektuarëve, duke e  detyruar Qeverinë që të marrin masa për parandalimin e coronavirusit.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha për Insajderi.com se kryetarët  e komunave kanë përkrahur masat e Qeverisë kundër virusit COVID-19.

Në këte takim është diskutuar kërkesa e Asociacionit të komunave të Kosovës për inspektorë sanitar që do të rregullohet përmes udhëzimit administrativ. Poashtu do të shtohen gjobat ndaj personave fizik dhe juridik të cilët nuk zbatojnë udhëzimet shëndetësore të Institutit Kombëtar të shëndetit Publik, njofton Insajderi.

Kryeministri i Kosovës për çdo vendim që do ta marrë që në të njëjtën kohë të ketë ndikim edhe tek komunat do të konsultohet me kryetarët e komunave, tha Sazani.

Spitalet rajonale do të ndihmohen në rritjen e kapaciteteve që t’i pranojnë të infektuarit me coronavirus.

Poashtu kërkesë e komunave për Ministrinë e Shëndetësisë ishte që testmi për coronavirus të kryet edhe nëpër qendra shëndetësore komunale.

Ky asociacioni thotë që kryetarët e komunave janë dakorduar që të respektohen te gjitha vendimet që vinë nga Qeveria për luftimin e coronavirusit. /Insajderi.com/