COVID-19: Kryetarët e komunave takim në ora 11:00

Një takim online do të mbahet në ora 11:00 online mes kryetarëve të komunave

COVID-19: Kryetarët e komunave takim në ora 11:00

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të mbajë takim me online me gjithë kryetarët e komunave në Kosovë për të diskutuar rreth situatës së COVID-19.

Takim do të mbahet në ora 11:00.

Këtë takim e ka konfirmuar për Insajderi.com drejtori i Asociacionit së Komunave të Kosovës i cili tha se temë do të jetë gjendja momentale në menaxhimin e pandemisë.

Disa komuna të Kosovës i është kufizuar liria e lëvizjes nga ora 21:00 për shkak të përhapjes së madhe të coronavirusit. Prishtina, Prizreni, Ferizaji dhe Vushtrria janë të komunat për të cilat Qeveria ka marrë këtë vendim.

Temë tjetër diskutimi mund të jetë edhe kufizimi i gastronomisë për të cilën çështje ditë më parë foli drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. /Insajderi.com/