204 është numri i pacientëve të cilët po trajtohen për shkak të Coronavirusit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.
Sipas raportit të datës 31 janar të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, të gjithë pacientët janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, kurse 130 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.
Ndërsa, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive bëhet e ditur se janë të shtrirë pesë pacientë.
Klinika Infektive, 85 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, pesë pacientë
Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë
Spitali i Prizrenit, 13 pacientë
Spitali i Pejës, 11pacientë
Spitali i Gjakovës, 23 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 20 pacientë
Spitali i Ferizajt, katë pacientë
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë