COVID-19 në Kosovë: 33 mijë e 588 raste pozitive, 20 mijë e 493 të shëruar, 904 të vdekur

COVID-19 në Kosovë: 33 mijë e 588 raste pozitive, 20 mijë e 493 të shëruar, 904 të vdekur

12 mijë e 191 raste vazhdojnë të jenë aktive me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se nga rastet pozitive të shënuara deri më sot, 904 persona kanë vdekur.

Nga data 13 mars kur janë regjistruar rastet e para me COVID-19 e deri më sot janë regjistruar gjithsej 33 mijë e 588 raste pozitive, derisa bëhet e ditur se janë 20 mijë e 493 persona të shëruar nga Coronavirusi.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar 711 raste pozitive, 19 persona kanë vdekur.

“Numri total i rasteve pozitive është 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 904 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 721 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.191”, thuhet në njoftimim.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë”, bën të ditur tutje IKSHPK. /Insajderi.com