Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 3.823 testime, prej tyre 84 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.
Në total numri i rasteve aktive është 5.371.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.
Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com