COVID-19 në Maqedoni: 33 të vdekur dhe mbi një mijë raste të reja

COVID-19 në Maqedoni: 33 të vdekur dhe mbi një mijë raste të reja

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 33 të vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit, përcjell Insajderi.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shënuar një mijë e 422 raste të reja me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 124 mijë e 910 raste pozitive me virusin vdekjeprurës, 103 mijë e 831 janë shëruar, ndërsa tre mijë e 607 kanë vdekur.

Numri i rasteve aktive është 17 mijë e 472./Insajderi.com