COVID-19 në Maqedoni: Asnjë i vdekur, gjashtë raste të reja

COVID-19 në Maqedoni: Asnjë i vdekur, gjashtë raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se gjashtë raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit, nga gjithsej 2.887 testime të kryera.

Rastet janë evidentuar në Shkup-3, Tetovë, Strumicë dhe Berovë nga 1.

Nuk ka asnjë të vdekur, shkruan Insajderi.

Janë shëruar 10 persona. Pesë në Shkup, dy në Kumanovë, Veles, Strumicë dhe Kërçovë nga një.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj, numri i të diagnostifikuarve ka arritur në 155.682, i të shëruarve në 149.977, të vdekurve 5.484, ndërsa momentalisht rezultojnë 221 raste aktive. Numri më i madh i rasteve aktive është në Shkup, kurse, tani më disa ditë në dhjetra komuna nuk ka raste aktive.

Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut sigurimi i 100.000 dozave Pfizer ka rritur dukshëm numrin e qytetarëve të vaksinuar me dozën e parë kundër Covid-19.

Gjatë ditës së djeshme me dozën e parë janë vaksinuar rreth 11.000 qytetarë ndërsa me dozën e dytë 2688 të tjerë.

Rritje të numrit të personave që do të vaksinohen pritet të ketë nga dita e nesërme, ku nëpër pikat e vaksinimit duhet të arrijnë 500.000 dozat kineze Sinovak, të cilat sipas autoriteteve po shpërndahen gjatë ditës së sotme.

Autoritetet presin që në bazë ditore të vaksinohen deri në 20.000 qytetarë, dhe deri më 15 korrik numri i vaksinuarve të arrijë në gjysmë milioni qytetarë.

Në gjysmën e dytë të muajit korrik do të fillojë vaksinimi në terren i qytetarëve të cilët dëshirojnë të vaksinohen por të cilët ende nuk janë paraqitur.

Përmes vaksinimit në terren pritet që deri në fund të verës vendi të arrijë imunitetin kolektiv.

Ndërkohë, përpos vaksinimit, ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe ka shkruar në profilin e tij në facebook se për udhëtim jashtë vendit qytetarët mund të shfrytëzojnë edhe një certifikatë e cila dëshmon se personi në fjalë e ka kaluar virusin.

Nga dje kjo gjë mundësohet përmes sistemit “termini Im, ndërsa ajo i jepet personit i cili gjatë 9 muajve të fundit ka qenë pozitiv me Koronavirus dhe si të tillë janë regjistruar në sistemin nacional. InsajderiInsajderi.com