Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut, transmeton Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shënuar 19 raste të reja të infeksionit.
Sipas njoftimit, janë shëruar 14 pacientë në këtë shtet.
Rastet e reja të shënuara janë: Shkup-7, Kumanovë-4, Kriva Pallankë-3, Tetovë-1, Prilep-1, Ohër-1, Strumicë-1 dhe Kërçovë./Insajderi.com