COVID-19 në Maqedoninë e Veriut: Tetë të vdekur dhe 373 raste pozitive

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut: Tetë të vdekur dhe 373 raste pozitive

Maqedonia e Veriut ka regjistruar tetë viktima si pasojë e Coronavirusit në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 373 raste pozitive të virusit vdekjeprurës.

Ndërkohë, janë shëruar 309 pacientë të cilët ishin të infektuar me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, janë shënuar 98 mijë e 174 raste pozitive me Coronavirus, 88 mijë e 778 janë shëruar, ndërsa tre mijë e 18 persona kanë vdekur.

Raste aktive janë edhe gjashtë mijë e 378./Insajderi.com