COVID-19 në Shqipëri: 128 raste të reja dhe 6 viktima

COVID-19 në Shqipëri: 128 raste të reja dhe 6 viktima

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 128 raste të reja dhe 6 humbje jete si pasojë e COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105.728 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll, Sarandë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë, 1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët dy pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 130.537 raste pozitive, prej tyre 105.728 janë shëruar, 22.431 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.378 pacientë./Insajderi.com