COVID-19 në Shqipëri: 16 viktima dhe një mijë e 239 raste të reja

COVID-19 në Shqipëri: 16 viktima dhe një mijë e 239 raste të reja

16 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, transmeton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe është regjistruar një numër rekord rastesh me COVIS-19. Një mijë e 239 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga katër mijë e 562 teste që janë bërë.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se 805 persona janë shëruar nga ky virus vdekjeprurës.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri gjithsej 87 mijë e 528 persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, prej tyre një mijë e 488 kanë vdekur. Raste active janë edhe 33 mijë e 107./Insajderi.com