
Shqipëria ka regjistruar 21 viktima të Coronavirusit në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Insajderi.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë kryer tre mijë e 171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë.
Po ashtu janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73 mijë e 610 që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer një mijë e 440 vaksinime antiCovid, ndërkaq që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18 mijë e 247 vaksinime./Insajderi.com