COVID-19 në Shqipëri: Gjashtë viktima dhe 148 raste të reja

COVID-19 në Shqipëri: Gjashtë viktima dhe 148 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjashtë pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, përcjell Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 148 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 430 persona.

Raste aktive me COVID-19 janë 24 mijë e 888.

Një ditë më parë, në Shqipëri janë konfirmuar pesë viktima dhe 100 raste të reja.

Ndërsa, sa i përket vaksinimit, ky shtet ka tejkaluar Serbinë dhe Kroacinë./Insajderi.com