COVID-19: Në Spitalin e Pejës pacientë në gjendje të rëndë

COVID-19: Në Spitalin e Pejës pacientë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi 59 pacientë të infektuar me Coronavirus.

Ndërsa 15 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raportin e Spitalit të Pejës.

Kurse nga personeli i spitalit, 6 mjekë 15 infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19. /Insajderi.com/