COVID-19: Një vdekje dhe 17 raste të reja

COVID-19: Një vdekje dhe 17 raste të reja

Ka vdekur një person dhe janë infektuar 17 të tjerë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë periudhë kohore në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë 774 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren.

Gjithashtu, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publikë të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 112 gjithsej persona.

Numri total i rasteve i të shëruarve është 104 mijë 791 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2 mijë 249 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 531.

Të premten në Kosovë janë raportuar 10 raste me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar asnjë i vdekur./Insajderi.com