COVID-19: Numri i vdekjeve të raportuara brenda ditës vazhdon të jetë i lartë

COVID-19: Numri i vdekjeve të raportuara brenda ditës vazhdon të jetë i lartë

Numri i vdekjeve në Kosovë si pasojë e Coronavirusit vazhdon të mbetet i lartë, të hënën u regjistruan 10 vdekje të reja me COVIS-19, për ta dërguar numrin e vdekjeve në 480.

Pas një kohe shumë të gjatë në Kosovë janë regjistruar më pak se 100 raste brenda ditës me COVID-19, u raportuan 99 raste.

Momentalisht në vend raste aktive janë 3 mijë e 410, ndërsa në përgjithësi numri total i rasteve është 12 mijë e 547 nga 47 mijë e 761 persona të testuar.

Numri i të shëruarve është i lartë, por shifrat e larta të të infektuarve kanë bërë që gjendja në vend me pandeminë të jetë kritike sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Prishtina është vatra e Coronavirusit në Kosovë ku janë regjistruar më së shumti raste nga të gjitha komunat e tjera të vendit. /Insajderi.com