
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 22 pacientë me COVID-19. 17 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 5 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Spitali ka njoftuar se një pacient është në respirator, ndërsa 8 pacientë janë shëruar.
“8 Pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. /Insajderi.com