COVID-19: Pesë raste të reja dhe tetë të shëruar

COVID-19: Pesë raste të reja dhe tetë të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njofton se pesë raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga gjithsej 368 testime, përcjell Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 557.

Në total numri i rasteve aktive është 104.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Tashmë termine për t’u imunizuar mund të bëjnë të gjithë ata që janë mbi moshën 18-vjeçare.

MSH njofton se qytetarët mund të zgjedhin llojin e vaksinës, Pfizer ose AstraZeneca./Insajderi.com