COVID-19 po bëhet agresiv në Kosovë

COVID-19 po bëhet agresiv në Kosovë

Pandemia COVID-19 në Kosovë po vazhdon të keqësohet me ritëm të njëjtë, pasi rastet pozitiv assesi nuk po zvogëlohen.

Kështu gjatë së mërkurës kishim 218 raste me Coronavirus dhe 15 vdekje të reja si pasojë e virusit vrasës.

Tani numri i vdekjeve ka arritur në 284, që është shifër e lartë krahasuar me numrin e popullsisë që jeton në Kosovë, ndërsa numri i rasteve aktive deri më tash është 3.862, njofton Insajderi.

5.345 të infektuar kanë gjetur shërimin dhe në total Coronavirusi ka depërtuar tek 9.492 qytetarë të cilët janë testuar.

Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa parandaluese, përkundër kësaj qarkullimi vazhdon të jetë i madh nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës. /Insajderi.com/