COVID-19: Policia mbyllë 12 lokale në Prizren për mosrespektim të masave

COVID-19: Policia mbyllë 12 lokale në Prizren për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës në Prizren dhe inspektorët e kësaj komune kanë mbyllur 12 lokale afariste në këtë qytet.

Në një komunikatë për media drejtoria rajonale e Policisë së Prizrenit ka njoftuar se janë gjetur parregullsi në mosrespektimin e udhëzimeve shëndetësore kundër COVID-19.

“Janë mbyllur 12 lokale afariste në qendrën tregtare “Galeria”. Janë shqiptuar 5 dënime për subjekte nga 500 euro. Janë shqiptuar dy dënime personave fizik nga 50 euro. Një vërejtje për subjektin lidhur me mos mbajtjen e distancës, dhe 46 fletëparaqitje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Po ashtu në njoftim thuhet se do të ketë veprime tjera nga forcat e rendit në mënyrë që vendimet e Qeverisë për masat mbrojtëse kundër COVID-19 të zbatohen sa më shumë që të jetë e mundur.

“Gjate zhvillimit të këtij plani gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “COVID 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë”, thuhet në njoftimin e Policisë në Prizren. /Insajderi.com/