COVID-19: S’ka asnjë shtrat të lirë në Klinikën Infektive

COVID-19: S’ka asnjë shtrat të lirë në Klinikën Infektive

Nuk ka më vend në Klinikën Infektive për personat që kanë nevojë të trajtohen si pasojë e infektimit me COVID-19.

Kështu njoftoi për EO drejtoresha e kësaj klinike, Vera Berisha-Ndrejaj.

Ajo tha se janë duke u mjekuar 120 pacientë, prej tyre 205 me oksigjenoterapi e dy me respirator.

“Gjendja momentale në klinikë është e rëndë. Kemi shumë pacientë, kapacitete janë të stërmbushura, rastet janë të rënda. Në vazhdimësi kemi pranime të reja dhe raste të shumta në ambulancën e pranimit të cilët frekuentojnë klinikën infektive qoftë për kontroll qoftë për spitalizim”, tha ajo.

Berisha-Ndrejaj tha po ashtu se edhe Mjekësia Sportive është pothuajse e mbushur me pacientë.

“Në Klinikën Infektive tani për tani nuk kemi vende të lira. Gjatë ditë s’presim lirimin e disa pacientëve dhe mund të pranojmë ndoshta disa prej tyre në vendet që lirohen. Ndërkohë që edhe mjekësia sportive është pothuajse me kapacitete të mbushura”.

“Ndërkohë kemi të haur edhe Klinikën e Endokrinologjisë ku edhe aty është një numër i madh i pacientëve. Tash për tash pothuajse të gjitha kapacitete janë të mbushura”.

Ajo beson që tash janë në fazën e tretë të pandemisë.

“Besoj që veç jemi në valën e tretë dhe Covidi nuk po ndalet po flasin numrat vazhdimisht që janë në rritje, por tashmë kemi edhe raste mjaft të rënda që kërkojnë spitalizim”. /Insajderi.com