COVID-19, “Spitalet në prag të kolapsimit”

COVID-19, “Spitalet në prag të kolapsimit”

Bekim Haxhiu, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka alarmuar se spitalet janë në limitin e fundit para kolapsit.

Rreth 1.000 të infekutar me COVID-19 janë të hospitalizuar.

“Dhomat e pacientëvetë infektuar me Coronavirus janë̈ të mbushura me familjarë, po ashtu korridoret përplot me civilë e familjarë të pacienteve. Në këto korridore nuk mund të gjesh as edhe një̈ sterilizues, nuk ka as aparate për dezinfektim. Po ashtu nuk ka vijë ndarëse me ambientet e kontaminuar dhe kjo rezulton me përhapje të virusit nga klinikat’, ka shkruar Haxhiu ndër tjerash Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Vërtetë jemi të çuditshëm!
Edhe në këtë situatë alarmante të përhapjes së virusit, jemi të pavetëdijshëm se çfarë mund të na sjellë e nesërmja.

Spitalet tona janë në limitin e fundit para kolapsimit.
Pas më shumë se 8 muaj punë intenzive stafi mjekësor dhe ai mbeshtetës është i stërlodhur.
Ka probleme substanciale organizative, profesionale , shëndetësore dhe të menaxhimit të situatës.
Klinikat me COVID-19 janë shëndrruar në vatra kryesore të përhapjes së coronavirusit.
Dhomat e pacientëvetë të infektuar me coronavirus janë të mbushura me familjarë, po ashtu koridoret përplot me civilë e familjarë të pacientëve. Në këto koridore nuk mund të gjesh as edhe një sterilizues, nuk ka as aparata për dezinfektim. Po ashtu nuk ka vi ndarëse me ambientet e kontaminuara dhe kjo rezulton me përhapje të virusit nga klinikat.

Institucionet siç është p.sh. Kuvendi i Kosovës dhe të tjerët që i kanë vendosur kabinat dezinfektuese në hyrje të objektit le t’i dhurojnë ato për klinikat me COVID-19.

Propozoj që MSH të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë.
Të fillojnë punën menjëherë specializantët e pranuar në mënyrë vullnetare deri me 31.12.2020 dhe me pasë me pagesë nga viti i ardhshëm.

Të krijohen ekipet mjekësore profesionale për kujdes dhe trajtim të pacientëve në të gjitha klinikat me COVID-19.
Të punohet urgjentisht në përgaditjen e hapësirave për pranim të numrit edhe me të madh të pacientëve të mundshëm.

Ju lutem të keni kujdes sepse situata është në limitet e kapciteteve shëndetësore dhe humane,është buzë kolapsit!