COVID-19: Tre persona në Gjilan vdesin për 24 orë

COVID-19: Tre persona në Gjilan vdesin për 24 orë

Në njëzetekatër orët e fundit në Gjilan tre persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Dy të dje e një sot të infektuar nuk arritën që ta përballonin Coronavirusin.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.

“Fatkeqësisht betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve e kanë humbur tre persona. Dy dje dhe një tjetër sot në mëngjes. Janë dy 69-vjeçarë dhe një 62-vjeçar. Dy janë nga Kamenica dhe një nga Vitia”, tha ai për Klan Kosovën.

Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, regjistroi 16 vdekje të reja me çka numri i viktimave arriti në 1.776. /Insajderi.com