COVID-19: Tri vdekje sot në Kosovë

COVID-19: Tri vdekje sot në Kosovë

Edhe sot ka pasur viktima nga Coronavirusi në Kosovë.

Janë edhe tre persona të tjerë që këtë të hënë ndërruan jetë, duke humbur kështu betejën me COVID-19, njofton Insajderi.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj dite vdiq një grua 80 vjeçare nga Gjakova.

Ajo njoftohet se kishte edhe sëmundje të tjera përcjellëse – si shumica e të vdekurve nga virusi në Kosovë.

Më vonë, rreth orës 15:00, vdiq një tjetër pacient nga Llausha e Podujevës.

Lajmi për vdekjen e tij u dha edhe nga zyrtarë komunalë në Podujevë.

Më pas, në orën 17:00 u njoftua edhe për një tjetër vdekje.

Bëhet fjalë për një të moshuar 83 vjeçare nga komuna e Fushë Kosovës./Insajderi.com