70 vjeçari nga Vushtria ka ndërruar jetë pasi u infektua me COVID-19
Një 70 vjeçar ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive pasi ishte infektuar me coronavirus.
Në njoftimin e Klinikës Infektive thuhet se në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë një pacient nga Vushtria i cili pos infektimit me COVID-19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese
“Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.Top of Form
Numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë arrinë në 37. Në 10 ditët e fundit janë shtuar dukshëm rastet e të infektuarëve me coronavirus. /Insajderi/